Lufta me Rusinë, Zelensky tregon sa ushtarë ukrainasë janë vrarë deri më tani

Lufta me Rusinë, Zelensky tregon sa ushtarë ukrainasë janë vrarë deri më tani

Volodymyr Zelensky, së fundmi ka dalë me një njoftim lidhur me atë se sa ushtarë kanë humbur jetën deri më tani.

43-mijë trupa është bilanci i të vrarëve derisa 370 mijë janë të plagosur në luftë me Rusinë.

Sipas raportimit të KyivPost, gjysma e personave të plagosur janë kthyer në shërbim, derisa këtë njoftim Zelensky e dha pas takimit me presidentin e zgjedhur amerikan, Donald Trump.

Ky është raporti i parë zyrtar i lëshuar nga Kievi për detajet mbi numrin e të vrarëve dhe të plagosurve që nga viti 2022, kur nisi agresioni rus.

“Që nga fillimi i luftës në shkallë të gjerë, Ukraina ka humbur 43,000 ushtarë që vdiqën në fushën e betejës. 370,000 raste të dhënies së ndihmës për të plagosurit, dhe kjo duke marrë parasysh se në ushtrinë tonë afro 50% e të plagosurve janë kthyer në shërbim dhe janë regjistruar të gjitha lëndimet, përfshirë ato të lehta dhe të përsëritura”, thuhet në njoftimin e Zelenskyt.

Presidenti i Ukrainës tha se Rusisë mund t’ia kenë vrarë mbi 750.000 trupa ushtarake e gjysmë milioni të plagosur. /Gazeta Enigma

Related Articles