Lufta në Lindjen e Mesme – A ka rrezik përshkallëzimi edhe në Kosovë?

Lufta në Lindjen e Mesme – A ka rrezik përshkallëzimi edhe në Kosovë?

Frontet e luftës në Lindjen e Mesme vazhdojnë të zgjerohen pas sulmeve të koordinuara izraelite dhe amerikane të cilat e lanë të vdekur liderin suprem të Iranit, Ajatollahun Ali Khamenei, ku këta të fundit si kundër-përgjigjje, po godasin bazat strategjike amerikane në gjithë rajonin, shkruan Gazeta Enigma. E si cak i sulmeve, po kërkohet të jetë edhe kampi “Bondsteel” në Ferizaj të Kosovës, që njëherit edhe është baza më e madhe ushtarake amerikane në Ballkan.

Në disa grupe në Telegram, të cilat kanë nga 10.000 deri mbi 80.000 ndjekës, publikohen edhe harta me vendndodhjen e shënuar të Bondsteel-it, të shoqëruara me komente si “Ky është kërcënimi më i madh për Iranin aktualisht”, ose harta të rrezes së raketave balistike iraniane me fokus në Kosovë, me përshkrimin “Thjesht bëje”.

Lidhur më këtë, KFOR-i bëri të ditur se aktualisht në forcën e saj nuk ka ndryshime të rëndësishme.

“Forca dhe pozicioni i KFOR-it rishikohen dhe përshtaten periodikisht, ndërsa rrethanat evoluojnë, në mënyrë që misioni të mbetet i përshtatshëm për qëllimin”, ka deklaruar KFOR.

NATO vlerëson lart rolin e ShBA-së në sigurinë në Kosovë si dhe në stabilitetin rajonal dhe që brenda KFOR-it ka afro 600 trupa.

“Shtetet e Bashkuara vazhdojnë të luajnë një rol themelor në mbështetje të sigurisë së qëndrueshme në të gjithë Kosovën dhe stabilitetit rajonal, duke përfshirë edhe brenda kornizës së misionit KFOR të udhëhequr nga NATO. Shtetet e Bashkuara kanë pothuajse 600 trupa të vendosura në KFOR. Ajo ka udhëheqjen e Komandës Rajonale Lindje (RC-Lindje) të misionit. RC-Lindje kontribuon në aktivitetet e përditshme të KFOR-it në shumë mënyra të ndryshme, duke përfshirë përmes patrullave, ushtrimeve, angazhimeve me përfaqësuesit e të gjitha komuniteteve lokale dhe mbështetjes për projektet e rindërtimit dhe zhvillimit ekonomik.

Ndërkohë, misioni ushtarak i Aleancës Veriatlantike thekson se vazhdon të përmbushë mandatin e tij sipas Rezolutës 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, për të ndihmuar në ruajtjen e një mjedisi të sigurt dhe të mbrojtur për të gjithë njerëzit në Kosovë.

“KFOR-i vepron në koordinim të ngushtë me Policinë e Kosovës dhe Misionin e Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX), në rolet e tyre përkatëse si reagues të sigurisë. Prania dhe aktivitetet e përditshme të KFOR-it në të gjithë Kosovën krijojnë hapësirë për dialog politik. Stabiliteti në rajon në fund të fundit varet nga zgjedhja e diplomacisë nga të gjitha palët mbi dhunën. Rruga drejt paqes afatgjatë është politike. NATO vazhdon të mbështesë fuqimisht Dialogun e lehtësuar nga BE-ja si kornizë për të zgjidhur çështjet e pazgjidhura me respekt për të drejtat e të gjitha komuniteteve”, thuhet në përgjigjen e tyre.

A është kjo një kërcënim për Kosovën?

Eksperti i sigurisë rajonale, Drizan Shala, në një prononcim për Gazetën “Enigma”, tha se nuk ka ndonjë provë për ndonjë kërcënim iranian ndaj Kosovës, por se ajo që po shohim është një luftë hibride mjaft e njohur tashmë.

“Le të jemi të saktë. Nuk ka asnjë provë për një kërcënim operacional iranian ndaj Kosovës. Nuk ka asnjë tregues për miratim shtetëror nga Serbia. Nuk ka asnjë informacion inteligjence që sugjeron ridrejtim raketash drejt Ballkanit. Ajo që po vëzhgojmë përputhet me një model të njohur hibrid”, tha ai.

“Lufta hibride nuk ka të bëjë vetëm me sabotim kibernetik apo me aktorë të armatosur jo-shtetërorë. Ajo ka të bëjë me formësimin e perceptimit nën mbulesën e mohueshmërisë. Ka të bëjë me injektimin e pasigurisë në mjedise të qëndrueshme. Nga këndvështrimi hibrid, vetëm kjo përbën vlerëoperacionale.Objektivi nuk është ta bëjë Iranin të veprojë. Objektivi është që Kosova—dhe në shtrirje NATO—të ndjehentë ekspozuara”, shtoi ai.

Shala tregon arsyjet se pse pikërisht baza amerikane po përdoretpër segmente të diskursit nacionalist serb.

“Kampi Bondsteel nuk është thjesht një bazë. Është simbol. PërKosovën, ajo përfaqëson garanci sigurie dhe integrimtransatlantik.
Për segmente të diskursit nacionalist serb, ajo përfaqësontrashëgiminë e vitit 1999 dhe ndërhyrjen e NATO-s. Nëmomente tensioni global—veçanërisht kur përfshihet Irani dheShtetet e Bashkuara—ajo shndërrohet në një urë simbolike tëleverdishme. Ankesat historike saldohen me konfliktebashkëkohore.Kjo lidhje është oportuniste, por jo rastësore. Fushatat hibride shpesh mbështeten mbi kriza të palidhura për tëtestuar reagimet në teatro dytësore.Ballkani nuk është Lindja e Mesme. Por kurrë nuk është plotësisht i izoluar nga dridhjetgjeopolitike”, u shpreh ai.

“Ky episod nuk shënon përshkallëzim ushtarak. Ai shënon njëtest—të vëmendjes, të kontrollit narrativ, të qetësisëinstitucionale. Presioni hibrid rrallëherë shpall veten me bujë. Ai fillon me sugjerimin e cenueshmërisë. Kur koordinatat bëhenpërmbajtje, dhe përmbajtja bëhet agjitacion, profesionistëtmarrin shënim—jo sepse një goditje është e afërt, por sepsedikush po teston perimetrin e sigurisë psikologjike. Ballkani ka jetuar mjaftueshëm gjatë me narrativa destabilizuese për t’injohur ato.Përgjigjja e duhur nuk është paniku. Është vetëdija e disiplinuar”, përfundoi ai.

Analisti Leon Duhanaj tha se situata e krijuar nga konflikti në Lindjen e Mesme po bëhet gjithnë e më e pakalkulueshme.

“Situata e krijuar pas sulmeve ajrore amerikano-izraelite mbi Iranin po duket gjithnjë e më kaotike dhe e pakalkulueshme. Irani po shpërndan dronë dhe raketa në drejtime të ndryshme, pa marrë në konsideratë pasojat. Në shtetet e Gjirit janë raportuar sulme me raketa ndaj hoteleve, zonave turistike dhe aeroporteve. Ka pasur gjithashtu përpjekje për tensionim edhe drejt territorit evropian, përfshirë Qipron”, tha ai.

Ai tha se nuk përjashtohen edhe përpjekjet për akte terroriste, duke pohuar se ka individë në Kosovë që shprehin publikisht simpati për regjimin e ajatollahëve.

“Nga segmente të caktuara në Serbi ka pasur thirrje publike drejtuar Iranit për të sulmuar edhe bazën amerikane në Kosovë, përkatësisht Bondsteel. Natyrisht, situata mbetet kritike. Përveç raketave dhe dronëve, nuk përjashtohen as përpjekje për akte terroriste. Çështja e sigurisë në këto kohë është e brishtë kudo. Mjafton të shihen reagimet në rrjetet sociale, ku disa individë që flasin shqip shprehin hapur simpati për regjimin e ajatollahëve në Iran. Kjo tregon se rreziqet nuk janë vetëm të jashtme, por edhe të lidhura me radikalizime të mundshme brenda shoqërive tona. Duhet maturi, vigjilencë dhe bashkëpunim institucional për të parandaluar çdo përpjekje destabilizimi apo nxitjeje të ndonjë akti të ligë. Në kohë të tilla, siguria kombëtare dhe stabiliteti rajonal duhet të jenë prioritet absolut”, përfundoi ai./Gazeta Enigma/

Related Articles