LVV nuk stepet, Murati: Albulena Haxhiu mbetet kandidatja jonë për kryeparlamentare

LVV nuk stepet, Murati: Albulena Haxhiu mbetet kandidatja jonë për kryeparlamentare



Hekuran Murati i LVV-së, ka folur pas dështimit të radhës për votimin e kryeparlamentares, shkruan Gazeta Enigma.

Ai ka thënë se “bllokuesit e procesit” janë pikërisht opozita, teksa i ka ftuar ata të reflektojnë.

“Po e shohim kush po bllokon, po dalin për pavërteta pretendimet që kanë dalur më herët. Opozita po bllokon”.

“I bëjmë thirrje edhe njëherë partive opozitare që të reflektojnë”.

LEXO EDHE: Dështon sërish zgjedhja e Albulena Haxhiut për kryepalamentare

Ai ka bërë të qartë që kandidatja për këtë pozitë, mbetet siç tha ai “gruaja më e votuar në LVV, Albulena Haxhiu”.

“I falemnderoj gjithë deputetët që kanë vullnetin e mirë për të zhbllokuar procesin. Por propozimi i takon partisë fituese, propozimi i ynë është Albulena Haxhiu”, tha ai./ Gazeta Enigma/

Related Articles