Lëvizja Vetëvendosje, të shtunën e 18 dhjetorit ka marrë vendim që të rinisë procesin e zgjedhjeve të brendshme partiake, proces ky që do të filloj në fillimvitin e ardhshëm.
Përmes një postimi në Facebook, LVV ka njoftuar se sipas tyre ky proces zgjedhor ishte ndërprerë për shkak të pandemisë dhe zgjedhjeve të përgjithshme parlamentare.
“Sot u mbajt mbledhja me qendrat e Lëvizjes VETËVENDOSJE!, në të cilën morën pjesë kryeministri, njëherazi kryetari i Lëvizjes, Albin Kurti, sekretarja organizative, Vlora Haxhimehmedi dhe koordinatori i qendrave, Valon Hoti”.
“Në mbledhjen e përbashkët me qendrat u fol edhe për zgjedhjet e brendshme të cilat do të rinisin në fillimvitin që po vjen, të cilat ishin ndërprerë për shkak të pandemisë dhe zgjedhjeve të përgjithshme parlamentare”.
LVV thotë se të gjitha qendrat ishin “njëzëri dakord për të filluar procesin e brendshëm zgjedhor”, nga ku pretendohet se “do të dalim edhe më të fuqishëm edhe më të organizuar”, thuhet në njoftim./Gazeta Enigma/
Postimi i poltë: