Presidenti francez, Emmanuel Macron ka thënë se duhet sanksione të reja për shkak të krimeve të luftës që po kryen Rusia në Ukrainë.
Macron ka thënë se ka “të dhëna të qarta” sot që tregojnë për krimet e luftës në Ukrainë dhe ushtria ruse duket se është përgjegjëse.
Ai ndër të tjera tha se nevojiten sanksione të reja në përgjigje të asaj që ka ndodhur në Bucha.
“Ata që janë përgjegjës duhet të paguajnë për atë që ndodhi”, tha ai.
Ai tha se Franca do të duhet të koordinohet me aleatët evropianë.