Malisheva do të përballet me Llapin, sot në xhiron e 12-të të Superligës së Kosovës.
Malishevasit javë më parë kryesonin tabelën mirëpo tre ndeshjet e fundit nuk arritën të marrin asnjë fitore, duke humbur një herë dhe barazuar dy herë të tjera.
Në anën tjetër, Llapi nuk ka fituar që katër xhiro, pasi njeh dy barazime dhe dy humbje.
Përballja mes dy ekipeve është paraparë të filloj në ora 13:00. /Gazeta Enigma