Manchester United – Chelsea mbyllet pa fitues

Manchester United – Chelsea mbyllet pa fitues

Manchester Unitedi dhe Chelsea i kanë ndarë pikët duke barazuar me rezultat 1-1 ndeshje e vlefshme për xhiron e 37-të në Premierligë.

Të parët që kaluan në epërsi ishin mysafirët me mbrojtësin Marcos Alonso në minutën e 60-të.

Golin e barazimit e shënoi Cristiano Ronaldo në minutën e 62-të.

Pas këtij barazimi Manchester Unitedi mbetet në vendin e gjashtë me 55 pikë, kurse Chelsea në vendin e tretë me 66 pikë./GAZETA ENIGMA/

Related Articles