Tronditet Bayern Munichu në DFB Pokal, eliminohet nga skuadra që luan në ligën e tretë të Gjermanisë

Tronditet Bayern Munichu në DFB Pokal, eliminohet nga skuadra që luan në ligën e tretë të Gjermanisë

Bayern Munichu është eliminuar nga DFB Pokal, pasi u mposht prej Saarbrucken me rezultat 2-1.

Pas 16 minutash lojë, Bavarezët kaluan në epërsi me golin e Thomas Muller, që u asistuam prej Frans Kratzig.

Mysafirët morën një lajm të hidhur, pasi Matthijs de Ligt pësoi lëndim në minutën e 25-të, duke u zëvendësuar nga Konrad Laimer.

Saarbrucken nuk u dorëzua dhe i barazoi shifrat në minutën e 45+1’ me anë të Patrick Sontheimer.

Pjesa e dytë ishte disi e çuditshme nga kampioni i Bundesligës, pasi nuk ia doli të shënonte më gola ndaj ekipit që luan në ligën e tretë të Gjermanisë.

për më shumë ata pësuan golin e dytë, që u realizua nga vendasit në minutën e 90+6-të nga Marcel Gaus.

Kjo është një tronditje për Bayern Munichun, që eliminohet nga kompeticioni i dytë më i madh në Gjermani.

Related Articles