Mancini nuk fsheh asgjë: Ika shkaku i presidentit të Federatës, nuk më linte rehat, më ndërhynte te stafi dhe te puna

Mancini nuk fsheh asgjë: Ika shkaku i presidentit të Federatës, nuk më linte rehat, më ndërhynte te stafi dhe te puna

Dy ditë pas zyrtarizimit të dorëheqjes së tij nga posti i trajnerit të kombëtares italiane, Roberto Mancini vendos të tregojë të vërtetën e tij.

Në një intervistë të dhënë për gazetën “La Repubblica”, trajner sulmon qartë presidentin e Federatës Italiane të Futbollit, Gabriele Gravina.

Mancini u shpreh se Gravina i ka ndërhyrë në punë si dhe kishte ide të kundërta, ndaj dhe u detyrua të largohej.

“Jam përpjekur disa herë të flas me Gravina-n dhe t’i shpjegoj arsyet e mia, i kam shpjeguar se muajt e fundit duhej të qetësosheshim, nuk e bëri dhe unë dhashë dorëheqjen. Ai ka disa kohë që mendon gjëra të kundërta me të miat. Por atëherë pse të ndërhyjë në staf? Çfarë lidhje ka kjo me këtë? Në atë moment ai duhej të më largonte dhe jo të më ndërhynte te stafi dhe puna ime.”-tha ai./ss

Related Articles