Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, para mediave duke prezanruar punën 1 vjeçare të dikasterit që ai drejton ka theksuar se janë shpenzuar 97 për qind të buxhetit që ka qenë i dedikuar për mbrojtjen, raporton Gazeta Enigma.
“Gjatë mandatit tonë deri tani janë rekrutuar 1971 ushtarak të rijnë, ndërsa jemi në proces të rekrutimit edhe të 300 ushtarëve duke quar në numrin total në 2271. Kemi investuar në ngritjen e kapaciteteve ushtarake. Gjatë katër viteve janë shpenzuar mbi 270 milion euro në blerjet ushtarake, pra të armatimit”, tha ai.
Tutje ai shtoi se “Ushtria jonë sot është më e fuqishme se kurrë, më e përgatitur dhe e trajnuar se kurrë dhe më e gatshme për të mbrojtur sovranitetin dhe territorin tonë”, ka thënë Maqedonci.
Ai po ashu ka adresuar paralajmërimet për sulme të mundshme që mund të ndodhin ditëve të festave në Kosovë, deklarata për të cilat tha se nuk ka pasur qëllim që të ndjellë frikë dhe panik te qytetaret.
“Kohët kur këto grupe mund të kryejnë sulme janë tani më të ndjeshmet. Por edhe për festat e nëntorit që lidhen me festat në Kosovë, por edhe në Serbi. Asnjë deklaratë e jona nuk ka pasur qëllim që të ndjell frikë dhe panik. Ushtria e Kosovës, Polica, gjitha institucionet e sigurisë janë të gatshme që të përballen me çdo sfidë dhe kërcenim që cenon integritetin territorial dhe jetën e qytetarëve tanë”, theksoi ai.