Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci ka falënderuar ushtarët amerikan për shërbimin e tyre në Kosovë.
Ai ka publikuar disa fotografi nga vizita e sotme, bashkë me presidenten Vjosa Osmani në kampin Bondsteel.
“Në ditën e Festës së Falënderimeve (Thanksgiving), së bashku me Presidenten e Kosovës, Znj. Vjosa Osmani – Sadriun dhe me Ambasadorin Hovenier, ishim në kampin Bondsteel. Në Festën e Falënderimeve, i falënderuam ushtarakët amerikanë dhe të kombeve të tjera që shërbejnë në Bondsteel, për punën e tyre për mbrojtjen dhe sigurinë në Kosovë. Ju faleminderit secilit për shërbimin tuaj! Thank you everyone for your service!”, ka shkruar ai.