“Marre për Albin Kurtin, me paratë e pensionistëve, mjekëve e policëve pagoi rrymën e serbëve të veriut”

“Marre për Albin Kurtin, me paratë e pensionistëve, mjekëve e policëve pagoi rrymën e serbëve të veriut”

Në seancën e sotme të Kuvendit të Kosovës, deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, vendimin e Qeverisë “Kurti”, për shtesat e pensionistëve e ka quajtur të turpshëm, raporton Gazeta “Enigma”.

Ajo tha se vendimin e Qeverisë për uljen e shtesave, janë fyer dhe është zhvlerësuar puna e policëve, punëtorëve shëndetësor, dhe është prekur dinjiteti i rreth 180 mijë pensionistëve prej tyre 140 mijë pensionistëve bazik që marrin pension social.

“Në vend se të rritej mbështetja ekonomike e financiare për ekonominë e goditur nga pandemia dhe për mjekët e punëtorët shëndetësorë, për policët e doganierët, për pensionistët e kategoritë e tjera, ndodhi e kundërta – qeveria përgjysmoi ndihmën për disa kategori dhe i anuloi krejt për disa të tjera”, tha ajo.

Tutje ajo shtoi se “Me këtë logjikë qeverisëse, Qeveria Kurti me vetëdije po e qon drejt kolapsit ekonominë e vendit, po humb vende pune e po rrezikon mijëra familje”. /Gazeta Enigma.

Related Articles