Marrëveshja Kosovë-SHBA, reagon Kurti

Marrëveshja Kosovë-SHBA, reagon Kurti

Kosova dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës e kanë nënshkruar të enjten një marrëveshje për shkëmbimin dhe ruajtjen e informacioneve të klasifikuara, e cila u vlerësua si arritje historike nga ambasadori amerikan në Prishtinë, Jeffrey Hovenier.

Në emër të Kosovës, ka nënshkruar kryeministri Albin Kurti.

Kurti ka reaguar në Facebook për këtë marrëveshje, duke thënë se siguron mbrojtje të përshtatshme të informacionit  të klasifikuar.

”Qeveria jonë nënshkroi një marrëveshje SHBA-të si pjesë e marrëdhënieve tona dypalëshe në fushën e sigurisë. Agrmt ofron një bazë solide për shkëmbimin e informacionit duke siguruar mbrojtje të përshtatshme të informacionit të klasifikuar”, ka shkruar Kurti në Twitter.

Related Articles