Marrëveshja për liberalizimin e vizave për Kosovën, reagon Bislimi

Marrëveshja për liberalizimin e vizave për Kosovën, reagon Bislimi

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi ka reaguar pasi Parlamenti, Këshilli dhe Komisioni Evropian kanë arritur sot marrëveshjen për liberalizimin e vizave për Kosovën.

Bislimi përmes një shkrimi në Facebook thotë se ky dakordim  i cili do të kalojë në hapat e mëtejshëm procedurial para hyrjes në fuqi, do t’u mundësojë qytetarëve të Republikës së Kosovës që të udhëtojnë drejt BE-së pa viza, më së largu me 1 janar 2024, për një periudhë qëndrimi prej 90 ditësh brenda çdo periudhe 180 ditore.

“Liberalizimi i vizave është një arritje në integrimin evropian të Kosovës. Kjo është një ditë e rëndësishme evropiane për vendin tonë, pas edhe nënshkrimit të aplikimit për anëtarësim në BE.  Falenderoj Presidencën Çeke të Këshillit të BE-së, për përkushtimin gjatë presidencës së tyre në këtë proces. Gjithashtu dhe grupin parlamentar të social-demokratëve, të cilët mirëpritën dhe aplikimin e Kosovës për anëtarësim në BE”, shkroi Bislimi.

Related Articles