Gjatë ditëve të fundit, rastet pozitive me COVID-19 kanë shënuar rritje. Si kundërpërgjigje e rritjes së rasteve, Ministria e Shëndetësisë, të enjten më 12 gusht, vendosi masa të reja anti-COVID në luftën kundër pandemisë së koronaviorusit, shkruan Gazeta ‘Enigma’.
Pas vendimit të fundit të ndërmarë nga Qeveria e Kosovës, masat e reja pritet të hyjnë në fuqi nga data 20 gusht deri më 10 shtator.
Masat e reja nga Qeveria e Kosovës, pikëpamja nga infektologët
I kontaktuat për këtë çështje intektologu, Hamdi Ramadani, ka thënë për Gazetën ‘Enigma‘ se vendimi i Qerverisë është i qëlluar.
“Qëndrimi i Qeverisë është i qëlluar duke pasur parasysh përkeqësimin e situatës nga rritja e numrit të rasteve me COVID. Në ditët e fundit në Kosovë kemi mbi 1000 raste pozitive, dhe kemi një situat alarmante”, theksoi Ramadani.
Tutje ai ka shtuar se imunizimi masiv është njëri ndër hapat kryesor në luftën kundër pandemisë.
“Kur dihet se imunizimi masiv shihet si strategji e luftës kundër pandemisë, ne jemi larg cakut për të arritur imunitet kolektivë në masë me vaksinim, ku kjo mund të shkoj deri në fund të vitit për të arritur mbi 60% e të vaksinuarve në komunitet tek moshat e përfshira në vaksinim“, theksoi tutje ai.
Ndërkaq, infektologu Ramadani, për gjendjen aktuale në vend me COVID-19, ka theksuar se është shqetësuese dhe alarmante.
“Jemi në situatë jo të mirë, shqetësuese dhe të pasigurt, ku kemi shumë të infektuar, raste me ndërlikime ku po atakohet dhe mosha fëminore, po rrezikohet shëndeti i tyre dhe jeta në veçanti. Andaj vaksinimit duhet ti jepet rëndësi më e madhe si nga mjekësia ashtu edhe nga shoqëria, që të kemi efekte poyitive në ndaljen e kësaj pandemie globale dhe tejet të rrezikshme“, tha Ramadani për ‘Enigmën‘.
Njëherit, Ramadani ka shtuar se duhet respektuar masat e reja nga Qeveria, ku dhe bënë apel për vaksinim.
“Këto masa të potencuara nga Qeveria ditë më parë janë një apel se ne jemi në një gjendje serioze dhe kritike, jemi para masave më shtrënguese antipandemike. Apel për të gjithë qytetarët e Kosovës që të vaksinohen, për mbajtje të maskës, distancës dhe higjienës personale“, përfundoi Ramadani.
Qytetarët besojnë në masat e reja të qeverisë
Mile Aliu nga Gjilani thotë për Gazetën ‘Enigma’ se është e shqetësuar me rritjen e numrit të rasteve me COVID-19.
Ajo thotë se masat e reja do të ndikojn që të normalizohet gjendja në të cilën ndodhemi tani.
“Pasi që do të merren masa të reja, mendoj që numri i të infekfuarve do të bie, por edhe ne si qytetarë duhet të jemi më të kujdesshëm, ti respektojmë në mënyr që ta ruajm shëndetin tonë dhe të tjerëve, mendoj që për të rënë numri i të infekfuarve duhet të jemi edhe të vaksinuar dhe kështu besoj që do të normalizohet gjendja“, ka thënë Aliu.
Edhe Krenare Sylejmani mendon qeveria do ta menaxhojë situatën me pandeminë në mënyren më të mirë të mundëshme.
“Po me të thënë të drejtën, nuk e di saktë se sa kanë me pas ndikim masat e reja, por realisht besoj që do të funksionojnë shumë se e kemi provuar edhe më parë me masa edhe normal qe ka pas ndryshim të situatës dhe ramje të rasteve, veç kush nuk don me pranu“, ka thënë Sylejmani.
Masat e reja nga Qeveria e Kosovës
Me masat e reja kërkohet dëshmi për vaksinim kundër COVID-19, në mënyrë që të jetë e mundëshme për të hyrë në klube të natës, diskoteka, në dasma e ahengje të tjera familjare me mbi 100 persona.
Të pavaksinuarit obligohen që të prezantojnë test negativ, jo më të vjetër se 72 orë, test antigjen jo më të vjetër se 48 orë, ose duhet të kenë dëshmi për tejkalim të koronavirusit brenda 180 ditëve të fundit.
Rastet e reja me COVID-19
Në Klinikën Infektive të shtirë me COVID-19 janë 62 pacientë ku 55 prej tyre janë me oksigjenoterapi.
Numri i rasteve aktive me COVID-19 ka shkuar në 6 mijë e 815./Gazeta Enigma/