Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës, Besianë Musmurati, e cila po merr pjesë në një konferencë në Parlamentin Evropian të organizuar nga grupi parlamentar “Renew Europe”, ka thënë se në Kosovë ka nevojë për monitorimit të rreptë të tendencave autoritare.
“Në Kosovë po instalohet një mendësi e rrezikshme qeverisëse”, ka thënë Musmurati.
Ajo ka përmendur shkeljet e Kushtetutës, rënien drastike të lirisë së medias dhe presionin mbi gjyqësorin.
“Republika e Kosovës është arritja jonë më e madhe historike. Liria brenda saj është po aq e shenjtë sa liria e vetë shtetit. Rruga jonë është ajo e vlerave perëndimore dhe e lirisë, jo e autoritarizmit!”, ka shkruar ajo.
