Mbi 1 mijë polic japin dorëheqje, në mesin e tyre edhe polic që kanë aplikuar për vizë

Mbi 1 mijë polic japin dorëheqje, në mesin e tyre edhe polic që kanë aplikuar për vizë

Në Komisionin parlamentar për Siguri, u theksua të martën se mbi një mijë pjesëtar të Policisë së Kosovës kanë dhënë dorëheqje nga pozita e tyre, raporton Gazeta “Enigma”.

Kështu ka theksuar në komision kreu i Sindikatës së Policisë, Imer Zeqiri, i cili tha se që nga themelimi i Policisë së Kosovës, 1.108 zyrtarë policorë kanë dhënë dorëheqje, ndërsa një pjesë prej tyre kanë aplikuar për viza.

Ai tha se dorëheqja e tyre ka qenë vullnetare, mirëpo sipas tij, largimi kjo është shumë shqetësues pasi shumica kanë qenë kuadro të përgatitura mirë.

“Është shqetësuese puna e policëve që kanë lëshuar punën dhe ka indikacione që do të vazhdojë kjo dukuri për shkak se sigurisht ata e kanë arsyen sepse po gjejnë më mirë. Nuk e kam një statistikë por informacione të pakonfirmuar ka shumë zyrtarë policorë kanë aplikuar për viza dhe janë duke pritur, dhe kjo më të vërtetë është shqetësuese”, theksoi ai. / Gazeta Enigma.

Related Articles