Sipas raportit të publikuar nga Policia vetëm gjatë 24 orëve të fundit janë shqiptuar mbi 2 mijë gjoba trafiku, raporton Gazeta “Enigma”.
Tutje në raport thuhet se gjatë kësaj kohe s’ka pasur aksident me fatalitet, ndërsa janë regjistruar 19 aksidente me të lënduar dhe 22 aksidente me dëme materiale.
Ndërkaq, për shkelësit e rregullave në komunikacion, policia ka shqiptuar gjithsej 2021 gjoba trafiku. Në 24 orët e fundit, organet e rendit kanë arrestuar 17 persona, prej të cilëve 9 i ka dërguar në mbajtje dhe 1 person në ndalim policor.

