Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur se në total numri i rasteve aktive është 2,640, ndërsa nga Oda e Turizmit dhe Hotelierisë ditë më parë kanë njoftuar se vendimi pritet të merren sot, më 11 gusht.
Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia ditë më parë ka paralajmëruar masa për ata qytetarë që nuk marrin vaksinën antiCOVID-19.
“Virusi Delta nuk po kursen tash as fëmijët. Janë shumë fëmijë të infektuar me valën e fundit dhe ky është një alarm për qytetarët që të jenë të ndërgjegjshëm”.
Sipas tij, me paraqitjen e variantit Delta është e qartë se çdo masë konvencionale nuk do të ketë suksesin që kanë pasur para variantit Delta dhe në këtë drejtim ka rritur në 290 ekipe të vaksinimit në mbarë Kosovën.
Kurse, në vazhdimësi MSH dhe IKSHPK po u bëjnë thirrje qytetarëve që të vaksinohen, pasi varianti Delta del t[ jetë më i përhapuri në Kosovë.
Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 504.817 doza të vaksinës.
Deri më sot 170.852qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.