Mbi 250 edukatore të çerdheve publike janë vaksinuar kundër COVID-19

Mbi 250 edukatore të çerdheve publike janë vaksinuar kundër COVID-19

Në Komunën e Prishtinës deri më tani janë vaksinuar 253 edukatore të çerdheve publike, duke përjashtuar ato private.



Nga Komuna e Prishtinës kanë bërë të ditur se asnjë çerdhe nuk është mbyllur si pasojë e numrit të lartë të infektimeve.

“Edukatore të çerdheve publike duke përfshirë gjithë stafin janë vaksinuar 253, ndërsa sa i përket çerdheve private DKA nuk është kompetente dhe nuk kemi të dhëna për numrin e edukatoreve të vaksinuara. Nuk kemi ndonjë çerdhe që është mbyllur, për shkak të numrit të lartë të të infektuarve në Komunën e Prishtinës, thuhet në një përgjigje nga Komuna e Prishtinës.

Ndërsa, sipas të dhënave të fundit, numri i mësimdhënësve që janë vaksinuar në kryeqytet është mbi 2 mijë.

“Në Komunën e Prishtinës janë vaksinuar 2322 mësimdhënës (duke përfshirë gjithë stafin e shkollës)”, thuhet nga kjo komunë.

Një nga parakushtet për fillimin e vitit të ri shkollor, sipas Ministrisë së Arsimit në Kosovë, është vaksinimi i personelit mësimor dhe stafit përcjellës me vaksinën kundër COVID-19.

Sipas ministrisë, deri më tash, rreth 77 përqind mësimdhënës në gjithë Kosovën, derisa viti i ri shkollor do të fillojë me 13 shtator.

Related Articles