Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, ka njoftuar se në total numri i rasteve aktive me koronavirus është 32,906, raporton Gazeta ‘Enigma’.
Numri i përgjithshëm i të shëruarve është 172.044, ndërkaq nga fillimi i pandemisë nga koronavirusi kanë vdekur 3,021 persona.
Ndërsa gjatë 24 orëve të fundit janë dhënë 4.022 doza të vaksinës kundër COVID-19.
Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë administruar 1.781.110 doza të vaksinës.
Deri më tani 805.802 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.
Dhe deri më sot janë dhënë 81.020 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksinës kundër COVID-19. /Gazeta Enigma/