Rreth 115 pacientë, të lënduar nga tragjedia në Koçan po trajtohen nëpër klinikat e vendit.
Në anën tjetër 22 pacientë tashmë kanë arritur në klinikat jashtë vendit, derisa 6 janë në udhëtim për të arritur për shërim jashtë shtetit, dhe planifikohet që 47 pacient gjithsej të dërgohen jashtë shtetit.
“Në klinikën e Kirurgjisë këtu ndodhen 25 pacientë, në Kirurgjinë e qytetit 24, në klinikën 8 Shtatori gjithashtu ndodhen 24, në Shtip 29 , dhe në Koçan 13. Gjithsej janë 117 pacientë, në ndërkohë jashtë shtetit janë dërguar 13 pacientë. Pacientët tonë që tani më janë dërguar për shërim, disa do jenë në Greqi, disa në Bullgari, në Turqi dhe në Serbi dhe të tjerët do të shërohen këtu”, tha Arben Taravari, ministër i shëndetësisë, njofton Alsat.mk, transmeton Gazeta Enigma.
Dy spitale private kanë vënë në dispozicion pesë automjetet e tyre për kujdes intensiv dhe për transportimin e pacientëve. “Meqenëse këto janë djegie që mund të komplikohen, për në ditët në vijim këshilli i mjekëve mendoi se do ishte mirë që të gjithë pacientëve tu bëhej vend në Shkup, ndërsa më kritikët të dërgohen jashtë vendit. Tre pacient u dërguan në spitalin Papanikolaou në Selanik. Ka mbërritur edhe avioni nga Bullgaria atje ka 8 pacientë, pesë më kritikë dhe tre më pak kritikë”, u shpreh Sasho Klekovski, Drejtor i Fondit Shëndetësor. /Gazeta Enigma