Aktualisht në Kosovë janë 456 raste aktive me COVID-19.
Në të dhënat e fundit të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK) është bërë e ditur për 13 raste të reja pozitive me COVID.
Ndërkohë që asnjë qytetarë nuk ka ndërruar jetë si shkak i infektimit me coronavirus.
Në këtë raport bëhet e ditur edhe për shërimin e 21 qytetarëve.