Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon se në total numri i rasteve aktive është 419.
Numri i përgjithshëm i të shëruarve është 158.033, ndërkaq nga fillimi i pandemisë kanë vdekur 2,990 persona.
Në 24 orët e fundit janë dhënë 2.324 doza të vaksinës kundër COVID-19.
Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.671.559 doza të vaksinës.
Deri më sot 782.060 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë. /Gazeta Enigma/.