Mbi 6 mijë raste aktive me COVID-19 në Kosovë

Mbi 6 mijë raste aktive me COVID-19 në Kosovë

Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon në total numri i rasteve aktive është 6,751, raporton Gazeta “Enigma”.

Numri i përgjithshëm i të shëruarve është 149,820, ndërkaq nga fillimi i pandemisë kanë vdekur 2,917 persona.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.210.128 doza të vaksinës.

Deri më sot 464.555 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë./Gazeta Enigma.

Related Articles