Mbi 600 mijë euro të hyrat e LDK-së – Ja kush janë dy donatorët më të mëdhenj të kësaj partie?

Mbi 600 mijë euro të hyrat e LDK-së – Ja kush janë dy donatorët më të mëdhenj të kësaj partie?

Komisioni Qendror Zgjedhor ka publikuar sot shpenzimet e partive në fushatë zgjedhore, raporton Gazeta Enigma.

Sipas raportit LDK-ja pati gjithsej të hyra në vlerë prej 643 mijë e 47 euro.

Sipas raportit të KQZ-së për fushatë zgjedhore ka shpenzuar mbi 50 mijë euro.

Tek shuma që donatorët kanë kontribuar në buxhetin e LDK-së theksohet se 29 mijë janë dhënë nga 10 donatorë.

Kompania “Terra Timberline LLC” sipas raportit është kompania që ka donuar më së shumti para në LDK, me 10 mijë euro në total. Shumë të përafërt ka dhënë si donacion pë LDK-në edhe kompania tjetër “AD COMPANY SHPK” ka kontribuar më 9, 800 euro.

LDK, sipas raportit, ka objekte, pajisije dhe vetura në vlerë prej 136,111.23 euro.

Në reklama, reprezentacion dhe konferenca, LDK ka shpenzuar mbi 66 mijë euro.

KQZ ka sqaruar se duke pasur parasysh se ende nuk është bërë auditimi i këtyre raporteve, të njëjtat mund të pësojnë ndryshime dhe saktësime gjatë procesit të audimit.

/Gazeta Enigma.

Related Articles