Mbi 700 raste aktive me COVID-19 në Kosovë

Mbi 700 raste aktive me COVID-19 në Kosovë

Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, njofton se në total numri i rasteve aktive me COVID-19 është 733.

Sipas njoftimit në 24 orët e fundit janë shëruar 109 persona, ndërsa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 104,563.


Në 24 orët e fundit janë dhënë 3.730 doza të vaksinës kundër COVID-19, ndërkaq prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 90.217 doza të vaksinës.

Ndryshe, në vend po vazhdon procesi i vaksinimit antiCOVID-19. Një ditë më parë Kosova ka pranuar një kontingjent prej 10 mijë dozave të vaksinës antiCOVID-19 nga Kroacia.

Javë më parë, ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia pati paralajmëruar se më 15 qershor do të nisë vaksinimi masiv i qytetarëve.

Related Articles