Mblidhen deputetët, Kuvendi sot me dy seanca plenare

Mblidhen deputetët, Kuvendi sot me dy seanca plenare

Deputetët e Kuvendit të Republikës së Kosovës do të mblidhen sot në dy seanca plenare.

Sipas njoftimi, njëra seancë nis në orën 11:00, ndërsa tjetra në orën 15:00.

Në seancën e parë janë në rend dite gjithsej 10 pika, ndërsa në seancën e dytë dy pika.

Ky është rendi i ditës në seancën e parë:

1. Deklarimet jashtë rendit të ditës,

2. Pyetjet parlamentare,

3. Shqyrtim i Projektligjit nr.08/L-169 për ratifikimin e Marrëveshjes në mes të Republikës së Kosovës, e përfaqësuar nga Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve dhe Bashkimit Evropian për pjesëmarrje të Kosovës në “Fiscalis” Programi i Bashkimit Evropian për bashkëpunim në fushën e tatimit,

4. Shqyrtimi i Projektligjit nr.08/L-170 për ratifikimin e Marrëveshjes në mes të Republikës së Kosovës, e përfaqësuar nga Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve dhe Bashkimit Evropian për pjesëmarrje të Kosovës në “Doganat” Programi i Bashkimit Evropian për bashkëpunim në fushën e Doganave,

5. Shqyrtimi i Projektligjit nr.08/L-171 për ratifikimin e Marrëveshjes së Bashkëfinancimit për Projektin Parku i Inovacionit dhe Trajnimit Prizren (PIT) ndërmjet Republikës së Kosovës përfaqësuar nga Ministria e Financave , Punës dhe Transfereve dhe Republikës Federale të Gjermanisë përfaqësuar nga GIZ,

6. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr.08/L-109 për Kompensimin e Viktimave të Krimit,

7. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-172 për Sigurinë e Përgjithshme të Produkteve,

8. Shqyrtimi i Propozim-rezolutës në lidhje me mosrealizimin e projekteve kapitale të Qeverisë gjatë vitit 2022,

9. Zgjedhja e dy (2) anëtarëve të Këshillit Gjyqësor të Kosovës,

10. Shqyrtimi i Raportit vjetor të Institucionit të Avokatit të Popullit për vitin 2021.

Ndërkaq në seancën e dytë:

Shqyrtim i parë i Projektligjit nr.08/L-179 për masat e përkohshme të produkteve themelore në raste të veçanta të destabilizimit në treg,

Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-183 për mbështetjen e punëve publike.

Related Articles