Mblidhet KQZ, këto janë pikat e rendit të ditës

Mblidhet KQZ, këto janë pikat e rendit të ditës

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve sot do të mbajë mbledhjen e radhës, raporton Gazeta Enigma.

Në pikën e parë të rendit të ditës, KQZ pritet të vendos për decertifikimin e kandidatëve që i takojnë partive të ndryshme politike, si Vetëvendosje, LDK, Guxo, Alternativa, Bashkimi Demokratik, Kosovski Zavez dhe Koalicioni Vakat.

Por, përveç përgatitjes së zgjedhjeve lokale, KQZ pritet të vendosë për pjesëmarrjen e këtij institucioni në dy ngjarje jashtë Kosovës. Në mesin e tyre është pjesëmarrja e KQZ-së në vëzhgimin e zgjedhjeve lokale në Estoni nga data 17 – 20 tetor 2025, pra vetëm 5 ditë pas zgjedhjeve lokale në Kosovë.

Rendi i ditës i plotë për mbledhjen e 52-të të KQZ-së:

1.           Hyrje: z. Kreshnik Radoniqi, Kryesues i mbledhjes së KQZ-së;

2.           Aktivitetet e Zyrës

2.1.       Rekomandimi 97: Rekomandim për de certifikim dhe certifikim të kandidatëve: Partia Politike Lëvizja VETËVENDOSJE!, për Zgjedhjet Lokale 2025;

2.2.       Rekomandimi 98: Rekomandim për de certifikim dhe certifikim të kandidatëve: Partia Politike LIDHJA DEMOKRATIKE E KOSOVËS – LDK, për Zgjedhjet Lokale 2025;

2.3.       Rekomandimi 99: Rekomandim për de certifikim të kandidatëve: Partia Politike GUXO, për Zgjedhjet Lokale 2025;

2.4.       Rekomandimi 100: Rekomandim për de certifikim të kandidatëve: Partia Politike ALTERNATIVA, për Zgjedhjet Lokale 2025;

2.5.       Rekomandimi 101: Rekomandim për de certifikim të kandidatit: Partia Politike Bashkimi Demokratik, për Zgjedhjet Lokale 2025;

2.6.       Rekomandimi 102: Rekomandim për de certifikim të kandidatit: Partia Politike KOSOVSKI SAVEZ , për Zgjedhjet Lokale 2025;

2.7.       Rekomandimi 103: Rekomandim për de certifikim të kandidatit: Koalicioni KOALICIJA VAKAT, për Zgjedhjet Lokale 2025;

3.           Këshillat e KQZ

3.1.       Këshilli për Marrëdhënie me Jashtë

3.1.1.  Shqyrtimi dhe miratimi i pjesëmarrjes së KQZ në punëtorinë rajonale të ODIHR: Ruajtja e Integritetit Zgjedhor në Ballkanin Perëndimor – Forcimi i Mbikëqyrjes dhe Rritja e Besueshmërisë (Varshavë, 16–17 shtator 2025)”.

3.1.2.  Shqyrtimi dhe miratimi i pjesëmarrjes së KQZ në Programin e Vizitorëve për Zgjedhjet e Këshillave të Qeverisjes Lokale 2025 në Tallinn, Estoni, 17–20 tetor 2025.

Related Articles