Kryesia e Kuvendit të Kosovës do të mbajë mbledhje nga ora 11:00.
Përmes një njoftimi është paralajmëruar se në këtë mbledhje do të ndryshohet dhe plotësohet vendimi për formimin e komisioneve parlamentare, si dhe do të shqyrtohet Projektligji për plotësimin dhe ndryshimin e Kodit të Procedurës Penale.
“Rendi i ditës: I. Miratimi i procesverbaleve nga mbledhjet e mëparshme të Kryesisë së Kuvendit, II. Përgatitjet për Seancë të re plenare: 1.Deklarimet jashtë rendit të ditës, 2. Pyetjet parlamentare, 3. Miratimi i procesverbaleve nga seancat e mëparshme, 4. Ndryshimi dhe plotësimi i Vendimit nr. 08-V-006, dt. 02.04.2021 për formimin e komisioneve parlamentare, 5. Shqyrtimi i parë i Projektligjit për plotësimin dhe ndryshimin e Kodit nr. 04/L-123 të Procedurës Penale, i ndryshuar dhe plotësuar me Ligjin Nr. 06/L -091. III. Shqyrtimi i propozimeve dhe i kërkesave”, thuhet ndër të tjera në njoftim.