Ekipit të mbrojtjes së ish-komandantit të Ushtisë Çlirimtare të Kosovës, Kadri Veselit, i është shtuar edhe avokati Steven Lack.
Në dokumentin e lëshuar nga Dhomat e Specializuara të Hagës thuhet se Lack pranohet në listën e avokatëve në përputhje me nenin 7 pika 3 dhe nenin 18 pika 1 të Direktivës për avokat 2.
“Në bazë të rregullit 26(1) të Rregullores1, Sekretari njofton Trupin Gjykues II. të konfirmimit të miratimit të Z. Steven Lack , si bashkë-avokat i Z. Kadri Veselit”, thuhet në dokument.
Gjykimi ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ka filluar më 3 prill të vitit 2023. Ish-krerët e UÇK-së po gjykohen për krime të pretenduara të luftës dhe po mbahen në qendrën e paraburgimit në Hagë që nga nëntori i vitit 2020.