Një fëmijë është mbytur në një pishinë familjare në fshatin Zallq të Istogut.
Rasti ka ndodhur rreth orës 19:40 e ka konfirmuar Fadil Gashi, zëdhënës i policisë për rajonin e Pejës.
“Një fëmijë e gjinisë femërore është mbytur në një pishinë familjare në fshatin Zallq. Është dërguar urgjentisht në Qendrën e Mjekësisë Familjare. Sipas mjekëve, viktima ka arritur pa shenja jete”, ka thënë Gashi.