Shqiptaro-amerikani, Valentin Lumaj, është njëri nga shumë aktivistët e Partisë Republikane që u angazhua në fushatë dhe ka merita për kthimin e Donald Trump në krye të Shtëpisë së Bardhë.
Lumaj në Klan Kosova tha se me ardhjen e Trumpit si president i 47-të i ShBA-së nuk do të preken kufijtë e Kosovës, kur foli për marrëveshjet e mundshme me Serbinë.
“Unë ju siguroj që Amerika dhe presidenti Trump nuk do të shkel mbi pjesën territoraletë Kosovës. Neve na kanë garantuar se kufijtë e Kosovës nuk do të preken”, tha Lumaj.
Ai theksoi se për këtë ka marrë garancë nga ish-emisari amerikan në dialogun Kosovë – Serbi, Richard Grenell.