“Me Edroganin u pajtuam që ta thellojmë bashkëpunimin në investime, tregti dhe siguri”

“Me Edroganin u pajtuam që ta thellojmë bashkëpunimin në investime, tregti dhe siguri”

Kryeministri Albin Kurti është pritur sot në takim nga presidenti turk, Rexhep Taip Erdogan, në Stamboll të Turqisë.

Sipas Kurtit, ata janë pajtuar që ta intensifikojmë bashkëpunimin veçanërisht në fushat e investimeve, tregtisë dhe sigurisë.

“I nderuar që u prita nga Presidenti Rexhep Taip Erdogan sot në Stamboll. E falënderova për mbështetjen e pakushtëzuar të Turqisë për Kosovën ndër vite. Ne ramë dakord që të intensifikojmë më tej bashkëpunimin tonë, veçanërisht në fushat e investimeve, tregtisë dhe sigurisë”.

Ndërsa presidenti turk në një konferencë të përbashkët me Kurtin ka thënë se e mbështet dialogun Kosovë-Serbi dhe se pret nga palët që të demonstrojnë qasje konstruktive në këtë drejtim.

Related Articles