Sezoni 2022/2023 do të nisë të shtunën më 13 gusht me tri ndeshje.
Në këtë sezon Superliga do të përfaqësohet nga dy skuadra të reja të cilat u inkuadruan nga Liga e Parë, Trepça ’89 dhe Ferizaj, raporton Gazeta Enigma.
Gara për titull në këtë sezon pritet të vendoset mes Ballkanit, Gjilanit dhe Dritës duke mos anashkaluar Llapin dhe Prishtinën e Ismet Munishit.
Superliga do të nisë këtë të shtune me tri ndeshje interesante si Dukagjini – Prishtina, Gjilani – Ferizaj dhe Trepça ’89 – Drita./GAZETA ENIGMA/