Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Bensik Tahiri është përplasur në Kuvend me ministrin e Financave, Hekuran Murati.
Tahiri i ka parashtruar disa pyetje ministrit Murati lidhur me deklaratat që dha ai për ndihmën që Qeveria u ka ofruar qytetarëve.
Shefi i deputetëve të AAK-së, më tej iu drejtua ministrit se “Kosova nuk ka nisur as me Qeverinë Kurti e as me ministrin Murati”.
“Po flet për subvencionime sikur gjithçka ka nis me ty dhe juve. Kosova nuk ka nis as me ty, as me juve, ka me vazhdu kanë me ardh të tjerë, por në kohën sa të jeni në funksion a ka mundësi me i bë do vepra sepse e keni fuqinë parlamentare dhe buxhetin. Nuk jeni në pandemi”, tha Tahiri.
Tahiri tutje ka shtuar se sa i përket ndihmave është mirë që ministri mos të hy në detaje sepse sipas tij ai nuk ka dhënë ndihma por lëmoshë.
“E ke pas shumë të lehtë ministër me vendos Ligjin e Pagave në buxhet. Me një të rame 80 mijë të vrame. Shumë lehtë e ke pas ministër me u marr me pagën minimale”.
“Ju ministrat vetë pe vendosni në mina kryeministrin, e keni vendos me sindikatat me fol me pagë minimale. Pse nuk po e zhbllokoni OSHP-në, 300 milionë euro nuk janë investime kapitale, i keni blloku të gjitha anët”, u shpreh Tahiri.
Ai më tej shtoi se për tema të tilla duhet me pas guxim.
“Duhet me pas guxim e guximin intelektual e keni se i keni do tituj prandaj mos na u kthe neve këqyre veten në pasqyrë, lena neve. Nuk ki nevojë mu bo nervoz veç kryej punët e tua”, iu drejtua Tahiri, Muratit.
Lidhur me çështjen e Ligjit të Pagave u kundërpërgjigj, ministri i Financave, Hekuran Murati.
Ai tha se Ligji i Pagave ka ngecur për shkak të kundërshtimeve nga sindikatat.