Sot janë bërë 23 vjet që nga themelimi i Policisë së Kosovës.
Më 6 shtator të vitit 1999, Misioni i OSBE-së në Kosovë, në pajtim me Rezolutën e Kombeve të Bashkuara 1244, ka hapur Shkollën e policisë dhe ka filluar trajnimin e kandidatëve për pjesëtarë të Policisë së Kosovës.
Kjo forcë nisi punën me 176 pjesëtar të cilët me sukses përfunduan trajnimin dhe pastaj filluan ushtrimin e veprimtarisë policore në tërë territorin e Kosovës si policët e parë të këtij shërbimi.
Emri për forcën e re policore, “Policia e Kosovës”, u zgjodh nga komisari i parë ndërkombëtar i policisë, Sven Frederiksen.
Rekrutimi nisi menjëherë dhe ambientet e ish-shkollës së policisë në qytetin e Vushtrrisë u rinovuan nga Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE), e cila filloi të trajnojë kadetë.
Policia e Kosovës ka disa departamente, siç është ai i hetimeve, për kufi, i shërbimeve mbështetëse dhe i burimeve njerëzore.