Mediat serbe: Lajçak dhe Escobar duan ta bindin Vuçiqin që të takohet me Kurtin para prillit

Mediat serbe: Lajçak dhe Escobar duan ta bindin Vuçiqin që të takohet me Kurtin para prillit

Ashtu sikurse në Kosovë, Përfaqësuesi special i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak dhe i dërguari i Shteteve të Bashkuara për Ballkanin, Gabriel Escobar nuk dhanë porosi të paparashikuara as gjatë vizitës në Beograd, raporton Gazeta “Enigma”.

Përveç kërkesës së përsëritur për rifillimin e dialogut, dy diplomatët do të përpiqen ta bindin Vuçiqin që të takohet me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti para zgjedhjeve në Serbi. Escobar dhe Lajçak po punojnë që takimi të zhvillohet në shkurt ose në fillim të marsit, raporton gazeta serbe, Danas duke u thirrur në një burim nga qarqet diplomatike.

Siç raporton ky medium, Lajçak dhe Escobar do të përpiqen gjithashtu ta formojnë mekanizmin e paraparë me Marrëveshjen e Brukselit lidhur me formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

“Është ky moment i ri që lidhet më shumë me të dërguarin amerikan Escobar. Kjo ka të bëjë me sanksionet ndaj politikanëve dhe biznesmenëve nga veriu i Kosovës, të cilët janë shtylla kurrizore e Listës Serbe. Pra, duhet të arrihet një marrëveshje për këtë: nëse ata marrin pjesë apo jo në zgjedhje. Mendoj se rekomandimi do të jetë që të mos jenë më në zgjedhje, as në lista në Serbi, e sidomos nëse ka zgjedhje të parakohshme në Kosovë”, citohet të ketë thënë burimin e saj.

Sipas tij, Gabriel Escobar, në rend të parë, ka ardhur si i dërguar i posaçëm për Ballkanin Perëndimor, “pavarësisht faktit që Kosova është tema kryesore, si dhe çështja e Listës Serbe dhe Asociacioni i Komunave me shumicë serbe, çështjet e konsekuencave politike në Serbi dhe me gjasa peshimi i asaj nëse ose jo duhet të vazhdohet procesi i sanksionimit”. /Gazeta Enigma.

Related Articles