Mehaj: Garda Kombëtare e lowa-s dhe FSK janë një trup dhe shpirt i vetëm

Mehaj: Garda Kombëtare e lowa-s dhe FSK janë një trup dhe shpirt i vetëm

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj në 10 vjetorin e bashkëpunimit në mes Gardës Kombëtare të Iowa-s dhe Forcës së Sigurisë së Kosovës, është pritur në Komandën dhe Shtabin e Përgjithshëm të kësaj garde, nga komandanti i saj gjeneral major Ben Corell dhe stafi i tij.

Mehaj ka shkruar në Facebook se me gjeneral Corell u pajtuam që dy forcat tona për një dekadë të veprimit të përbashkët kanë arritur në stadin që të veprojnë si një trup i vetëm.

“Falënderim dhe mirënjohje e përjetshme për gjeneral Corell dhe të gjithë ushtarakët e Gardës Kombëtare për kontributin e madh dhe të pazëvendësueshëm për 10 vite, në ngritjen, zhvillimin dhe avancimin e aftësive dhe kapaciteteve operacionale të FSK-së. Vazhdojmë së bashku drejtë sukseseve të reja”, ka shkruar ai. /Gazeta Enigma/.

Related Articles