Mehaj viziton dy familje të dëshmorëve në Dragash

Mehaj viziton dy familje të dëshmorëve në Dragash

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, sot ka vizituar familjet e dy dëshmorëve në Dragash, Ilmi Batjari dhe Fetah Sylejmani.

Ai tha se familja e dëshmorit Ilmi Bahtijari është sinonim i vërtetë i sakrificës për liri e dashuri ndaj atdheut.

“Bindjet e Ilmiut ishin të thella dhe synimi i tij ishte i qartë: Çlirimi e Bashkimi i Trojeve Shqiptare. Për këto bindje u burgos por edhe pas lirimit, ai nuk ndali veprimtarinë e tij, duke iu bashkuar demonstratave të vitit 1981 dhe më pas UÇK-së. Bashkëluftëtarët i kishin vënë titullin “OÇALANI”, ai mbante lart moralin e ushtarëve, meqenëse veçohej për këndim këngësh e lexim vargjesh frymëzuese të kohës. Gjatë luftimeve kur predha e godet Ilmiun, në përballje me armikun, ai e lë një amanet: “Armën time t’ia jepni djalit tim dhe ajo të mos zbrazet kurrë”, ka shkruar Mehaj.

Ministri tha se është obligim i Kosovës të punohet me nder, dinjitet e dashuri për vendin tonë dhe se vetëm kështu arrihet të shlyhet një pjesë e borxhit ndaj dëshmorëve të kombit tonë.

“Babai i Fetahut, na rrëfeu kujtimet e tij nga lufta, ashpërsinë e luftës dhe moralin e lartë që kishte djali i tij me shokë. Distanca e luftimeve në betejën e Koshares, ishte rreth 10 metra, aty qëndroi e ra heroikisht më 27 prill 1999, dëshmori i kombit Fetah Sylejmani.

Guximin dhe trimërinë e Sylejmanit e lavdëroi Mehaj, duke thënë se ideali dhe sakrifica për të cilat ra ai është amanet për të.

“Ushtria jonë nuk është gjë tjetër, veçse vazhdimësi e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës”.

Related Articles