E ëma e këngëtares shqiptare, Melinda Ademi, ka ndërruar jetë disa vite më parë.
Ajo nuk është se ka folur shumë publikisht rreth kësaj pjese, duke shtuar se dëshiron të mbajë sa më personale këtë.
Artistja e famshme së fundmi ka qenë e ftuar në emisionin “Zemër Luana”, ku në nisje ia ka dedikuar disa fjalë nënës së ndjerë.
“Brenda vetes secili prej nesh mban shumë emocione, gëzime, dhimbje personale, arritje, dështime dhe humbje. Të gjithë humbim dikë në një moment të caktuar të jetës por në një mënyrë ti e ke kërku nëpër qoshet e zbrazëta ndjen se këto humbje nuk janë asnjëherë të zbrazëta”, u shpreh ajo.