Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi sot ka pritur në takim menaxherin e futbollit nga italia, Andrea D’Amico, shkruan Gazeta Enigma.
D’Amico e ka informuar presidentin Ademi se arsyeja që ka ardhur në Kosovë është interesimi ndaj klubit të SC Gjilanit i cili po konfirmon invesitor të rinj, pas dorëheqjes së kryetarit Florim Zuka.
“Presidenti Agim Ademi, sot, priti në takim menaxherin e futbollit nga Italia, Andrea D’Amico.D’Amico e njoftoi presidentin Ademi se qëllimi i ardhjes së tij në Kosovë është interesimi ndaj klubit SC Gjilani, me zyrtarët e të cilit veçse ka biseduar gjatë ditës së djeshme, e po ashtu identifikimi i talentëve kosovarë dhe mundësia që futbollistët tanë të transferohen në klubet evropiane”, thuhet në njoftimin e FFK-së, përcjellë Gazeta Enigma.
FFK ka njoftuar se takimi me Ademin ishte bërë që ta informonin D’Amicon nga afër për zhvillimin e futbollit kosovar.
“Ndërsa qëllimi i takimit me presidentin Ademi ishte informimi nga afër për zhvillimin e futbollit kosovar, për çka edhe e përgëzoi të parin e FFK-së, teksa u diskutua edhe për gjetjen e formave për bashkëpunim me të rinjtë kosovarë”, njofton FFK.
Kujtojmë që menaxheri Italian ishte prezent në ditën e djeshme në Gjilan ku SC Gjilani u ballafaqua me Prishtinën në kuadër të xhiros së gjashtë./GAZETA ENIGMA/