Kryetari i Komisionit të Punëve të Jashtme të Ukrainës, Oleksandr Merezhko është shprehur i tronditur për kërcënimet presidentit serb, Aleksandër Vuçiq ndaj Ukrainës nëse e njohin shtetin e Kosovës.
Merezhko ka thënë se nuk i takon Vuçiqit që ta diktojë Ukrainën se çfarë duhet të bëjë në këtë rast me Kosovën.
“Para së gjithash, jam tronditur nga mënyra totalisht jo diplomatike dhe e papranueshme me të cilën presidenti i Serbisë ka shprehur kërcënimet e tij, sepse ajo që kemi janë kërcënime absolutisht të papranueshme, madje edhe shantazhe. Kështu e kuptoj deklaratën e tij. Për ne është e papranueshme, e dini, kur shohim që shtetet e tjera tashmë e kanë njohur Kosovën si shtet të pavarur, duke përfshirë edhe aleatët tanë më të afërt, jam i sigurt se është e drejta jonë sovrane të vendosim nëse do ta njohim apo jo, dhe nuk i takon Vuçiqit të na mësojë apo të na diktojë se çfarë të bëjmë, të na kërcënojë. Është absolutisht tronditëse dhe e papranueshme”, thekson ai.
Sipas tij, njohja e Kosovës nga Ministria Jashtme e Ukrainës për momentin nuk konsiderohet e arsyeshme si çështje, përcjell KP.
“Sa i përket njohjes, sipas kushtetutës sonë, është një prekativë e presidentit tonë, sepse Presidenti është përgjegjës për zhvillimin e politikës së jashtme duke përfshirë çështjet e njohjes. Për momentin, me sa kuptoj unë, Ministria jonë e Punëve të Jashtme nuk e konsideron të arsyeshme këtë çështje. Ndoshta do të thotë se vendimi i kësaj çështjeje do të shtyhet për në fund të luftës”, thekson ai.