Ka një kohë të gjatë që vendi nuk ka shënuar kaq shumë raste pozitive sa këtë të martë.
Nga 6,169 testime, 108 rezultuan pozitivë me COVID-19, por këto shifra nuk janë vetëm të 24 orëve të fundit, njofton Klan Kosova.
Në një njoftim të Ministrisë së Shëndetësisë thuhet se në këto rezultate të përfshira janë 39 raste të një laboratori privat te grumbulluara për 3 ditë, të cilat erdhën me vonesë në IKSHPK.
Derisa ditëve të fundit, kërkesat për tu testuar janë shtuar kryesisht nga mërgimtarët.
Kemi me udhëtu nesër dhe na duhet konfirmimi për test negativ me COVID-19, kështu që sot i bëm testet nesër i marrim rezultatet”, thotë qytetari Faton Gashi
Përveç në IKShPK testimet për COVID-19 bëhen edhe në klinika private në gjithë vendin, prej edhe nga grumbullohen më pas të dhënat për rastet pozitive me virus për 24 orë.