Kolona e pritje të gjatë janë krijuar në kufirin e Batrovcit, mes Serbisë dhe Kroacisë.
Një mërgimtar ka postuar në rrjetin social Twitter një video nga gjendja atje, ku shihen shumë qytetarë duke pritur me vetura për të kaluar kufirin.
Krahas videos, ky qytetar ka shkruar “Për mërgimtarët s’duhet vetëm të shprehim mall, e t’i kemi në kujtesë, por edhe duhet dashur shumë. Gjithsecilin”.
Rrugë e gjatë, pritje e stërzgjatur! Për mërgimtarët s’duhet vetëm të shprehim mall, e t’i kemi në kujtesë, por edhe duhet dashur shumë. Gjithsecilin…
(Aktualitet nga kufiri i Batrovcit, Serbi – Kroaci) pic.twitter.com/wJhTZVVKBj— Driton Hyseni (@DritonHysenii) August 6, 2022