Gjykata Themelore në Ferizaj, ka shpall aktgjykim dënues ndaj të pandehurit A.Rr.. shtetas i Republikës së Kosovës, për shkak të veprës penale ‘lëndim i lehtë trupor’.
A.Rr. shpallet fajtor dhe i shqiptohet dënim me burgim efektiv në kohëzgjatje prej nëntëdhjetë (90) ditëve.
I pandehuri akuzohet se më 21.10.2019, në Shtime saktësisht në oborrin e shkollës së mesme profesionale, së bashku me dy të mitur, pas një mosmarrëveshje dhe fjalosje verbale me të dëmtuarit duke vepruar në bashkëkryerje fillojnë të i sulmojnë fizikisht të dëmtuarit me mjete të forta (boks të hekurt shufër metalike) mjete të përshtatshme për shkaktimin e lëndimit të rëndë trupor ku i pandehuri godet të dëmtuarin Sh.A. me boks të hekurt në pjesën e pasme të kokës e vazhdon ta godet edhe të dëmtuarin D.M. në pjesën e fytyrës në mollëzën dhe vetullën e majtë, si dhe të dëmtuarin tjetër A.M. në kokë në pjesën ballore, me ç’rast u shkakton lëndime të lehta trupore të cilat lëndime rezultojnë me pasoja të përkohshme për shëndetin.
“Kundër këtij aktgjykimi, palët kanë të drejtë ankese në afat prej pesëmbëdhjetë (15) ditëve nga dita e pranimit të aktgjykimit në formë të shkruar. Ankesa i drejtohet Gjykatës së Apelit në Prishtinë, përmes Gjykatës Themelore të Ferizajt”, thuhet në komunikatën e Gjykatës së Ferizajt. /Gazeta “Enigma”/