Mësohet data e fillimit të Superligës, shumë skuadra për “titull”

Mësohet data e fillimit të Superligës, shumë skuadra për “titull”

Federata e Futbollit e Kosovës e ka vendosur 10 Gushtin si datë për fillimin e edicionit të ri futbollistik në kampionatin elitar në vend, raporton Gazeta “Enigma”.

Shtëpia më e madhe e futbollit në vend ka njoftuar klubet për fillimin e sezonit, mirëpo ende janë në pritje për hedhjen e shortit.

Shumë klube kanë shpallur kandidaturën për këtë edicion, i cili pritet të jetë njëri ndër më interesantet në Kosovën e pasluftës.

Liga e Parë e futbollit kosovar do të fillojë një javë më vonë më 17 Gusht, ndërsa kampionati i 21 vjeçarëve më 14 Gusht. /Gazeta Enigma/

Related Articles