Mësohet e vërteta nëse Depay pagoi 1 milion euro për të liruar Dani Alvesin nga burgu

Mësohet e vërteta nëse Depay pagoi 1 milion euro për të liruar Dani Alvesin nga burgu

Tashmë është mësuar e vërteta mbi raportimet se sulmuesi i Atletico Madridit, Memphis Depay, ka paguar paratë për lirimin me kusht të Dani Alvesit nga burgu, pas dënimit për përdhunim.

Dani Alves u largua nga burgu i tij në Spanjë të hënën pasi pagoi një faturë prej 1 milion eurosh.

Ish-mbrojtësi i Barcelonës kaloi gjithsej 14 muaj në paraburgim, si gjatë gjyqit ashtu edhe pas marrjes së dënimit.

Pas lirimit të tij doli një lajm se qenë ish-bashkëlojtari i tij, Memphis Depay, ai që ka paguar paratë e nevojshme që braziliani të lirohej.

Megjithatë, agjenti i sulmuesit holandez, Sebastien Ledure ka mohuar një gjë të tillë gjatë një prononcimi për Informativos Telecinco.

“Ky është lajm i rremë. Është një histori e rreme, aspak e vërtetë”, ka thënë Ledure.

Ndryshe, Alves u shpall fajtor për përdhunimin e një gruaje në një klub nate në dhjetor të vitit 2022. Ai u dënua me katër vjet e gjysmë burg. /

Related Articles