Mësohet se cilat ekipe mund të përballen në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve

Mësohet se cilat ekipe mund të përballen në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve

Sot (e premte), në Nyon është hedhur shorti për çerekfinalet e Ligës së Kampionëve, ku përveç tyre, ekipet kanë mësuar edhe kundërshtarët e mundshëm për gjysmëfinale.

Shorti i çerekfinaleve ka caktuar ndeshje shumë të zjarrta, ku secila nga to është më e fortë së tjetra.

Megjithatë, Real Madrid-Manchester City është takimi më i fortë dhe më interesant i kësaj faze.

Në ndeshjet tjera do të luajnë Arsenal-Bayern Munich, Paris Saint-Germain-Barcelona dhe Atletico Madrid-Borussia Dortmund.

Por, në rast se kalojnë në gjysmëfinale, si do të ishin çiftet?

UEFA ka hedhur shortin edhe për këtë fazë, ku fituesi i ndeshjes Arsenal-Bayern Munich do të ndeshet me fituesin e takimit Real Madrid-Manchester City, si gjysmëfinalja e parë.

Gjysmëfinalja e dytë do të jetë ajo në mes të fituesit të Atletico-Dortmund me fituesin e PSG-Barcelona.

Në finale, si vendas do të jetë fituesi i gjysmëfinales së parë. 

Related Articles