Mësohet se kur do të dalin rezultatet preliminare të zgjedhjeve lokale

Mësohet se kur do të dalin rezultatet preliminare të zgjedhjeve lokale

Kanë mbetur diçka më tepër se 70 minuta deri në fund të mbylljes së vendvotimeve, raporton Gazeta ‘Enigma’.

Ka qenë zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi që ka konfirmuar se publikimi i rezultateve do të bëhet sonte.

Elezi tha se sonte pritet të dihet gjithçka.

“Përfundon procesi i numërimit të fletëvotimeve për kryetar, një zyrtar e merr një kopje të formularit me rezultate dhe të njëjtat i ngarkon në aplikacioni e KQZ-së.

Pastaj, vazhdon numërimi i fletëvotimeve për kuvende komunale dhe pasi të përfundon i gjithë ky proces materialet kthehen në komision komunal të zgjedhjeve dhe prej aty në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve”, tha ai./Gazeta Enigma/

Related Articles